Emiri i Kuvajtit, Sheik Sabah IV, ka vdekur në moshën 91 vjeç.
Ai është djali i katërt i Ahmed al-Jabir al-Sabah, i cili kryesoi Kuvajtin nga 1921 deri në vitin 1950.
“Me trishtim dhe pikëllim të madh, ne vajtojmë vdekjen e Sheik Sabah al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, emir i Shtetit të Kuvajtit”, tha Shejh Ali Jarrah al-Sabah, ministri i ngarkuar me punët mbretërore, raporton aljazeera.
Kujtojmë se ai mori detyrën në vitin 2006 dhe ishte kryeministër që nga viti 2003.
Ndryshe, atë do ta pasojë vëllai i tij, Princi i Kurorës Shejh Nawaf al-Ahmad al-Sabah. /Telegrafi/