Ka ndërruar jetë dje në QKUK personi i cili kishte pësuar lëndime të renda trupore në një aksident të ndodhur në Prizren.
Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Aksidenti që rezultoi me fatalitet ka ndodhur më 14 shtator.
Kujtojmë se po dje, ka ndërruar jetë edhe një femër e cila kishte pësuar lëndime në një aksident trafiku në Suharekë./Telegrafi/