Site icon Telegrafi

Vdes edhe personi i tretë nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan

Nga aksidenti i rëndë i cili ndodhi rreth orës 17:00 në fshatin Mramor, ka humbur jetën edhe personi i tretë nga katër të lënduarit, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK.

Lexo po ashtu Aksidenti me të vdekur në rrugën Prishtinë – Gjilan, lëndohet ambasadorja e Turqisë

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Në ora 18:25 kemi pranuar informatën nga QKUK se ka ndërruar jetë një nga personat e lënduar në aksidentin që ndodhi sonte në fshatin Mramor”, ka thënë Ahmeti.

Lexo po ashtu Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan, dy të vdekur e katër të lënduar

Nga ky aksident në vendin e ngjarjes humbën jetën dy persona, kurse katër të tjerë u lënduan, në mesin e tyre ishte edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç ./Telegrafi/

Exit mobile version