Site icon Telegrafi

Vdes edhe personi që qëlloi mbi Hazbi Idrizin

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një kumtese njofton se personi A.Q (53) i cili sot qëlloi për vdekje kryetarin e Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në klinikat e Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Personi që ka vrarë Hazbi Idrizin ka tentuar të vetëvritet

Q.A pasi qëlloi disa herë me armë zjarri mbi kryetarin e Bogovinës, ai vendosi edhe të vetëvritet. Dëshmitarët kanë arritur që të gjallë ta dorëzojnë në Qendrën për urgjencë në Shkup, mirëpo nuk ka rritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Pamje nga vendi i ngjarjes, ky është vendi ku u vra Hazbi Idrizi (Foto)
Exit mobile version