Ka ndërruar jetë edhe një person pas aksidentit të sotëm, që ka ndodhur në fshatin Dush të Klinës, kur treni ka goditur një automjet “Mercedes”.
Si pasojë e aksidentit të sotëm në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë një femër 38 vjeçare, ndërsa para pak çastesh ka ndërruar jetë edhe një tjetër femër rreth moshës 50 vjeçare, që ishte duke u trajtuar në QKUK.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj ka thënë se aksidenti ka ndodhur në ora 18:48 në fshatin Dush të Klinës, në vendkalimin e trenit, treni është ndeshur me një automjet “Mercedes”, i cili ka pasur disa udhëtarë brenda, ku gjashtë nga ta janë lënduar.
“Fillimisht u është dhënë ndihma e parë në Qendrën e Mjekësisë në Klinë dhe pastaj janë ndërguar në Qendrën e Shëndetësore në Pejë, ku është konstatuar vdekja e një femre e moshës 39 vjeçare. Për shkak të gjendjes së rëndë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, janë dërguar në QKUK, njëri është 7 vjeçar dhe 5 vjeçar”, ka thënë Ibraj. /Telegrafi/