Telegrafi

Vdes edhe një shtatzënë nga COVID-19

Një shtatzënë ka vdekur të premten mbrëma si pasojë e COVID-19.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi.

Doktoresha Gecaj-Gashi bëri të ditur se shtatzëna, e lindur më 1993 ishte në javën e 25-të të shtatzënisë.

Doktoresha e Mjekimit Intensiv tha se që nga përhapja e variantit Delta numri i të infektuarave dhe viktimave shtatzënë nga COVID është më i madh.

Ajo i bëri apel shtatzënave dhe të gjithë qytetarëve tjerë të vaksinohen, në mënyrë që situata me pandeminë të kalohet më lehtë.

Ndryshe, për vdekjen e shtatzënës kanë njoftuar edhe familjarët e saj në Facebook. /Telegrafi/