Site icon Telegrafi

Vdes edhe një person nga coronavirusi, shkon në 21 numri i viktimave në Kosovë

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Gjatë ditës së sotme, edhe një pacient i prekur me coronavirus në Kosovë ka ndërruar jetë, duke e çuar kështu në 21 numrin e viktimave nga kjo pandemi në Kosovë.

Viktima është një 44-vjeçar nga Komuna e Gjilanit, kurse lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.

“Klinika Infektive ka njoftuar se sot me datë 26/04/ 2020 në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I. (1976), nga komuna e Gjilanit”.

Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17/04/2020, është konfirmuar me COVID-19, dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë. I njëjti vuante edhe nga sëmundje të tjera”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Kjo është viktima e 21-të nga coronavirusi COVID-19 në Kosovë.

Kosova aktualisht ka konfirmuar 731 raste me coronavirus, ndërsa 165 persona janë shëruar. /Telegrafi/

Exit mobile version