Sot në mëngjes ka vdekur një i pastrehë nga Manastiri në shtëpinë e braktisur, kurse i afërmi i tij, gjithashtu i pastrehë, është transferuar në spital, informojnë burime nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas informatave të para, i pastrehi me gjasë ka vdekur nga i ftohti, por zyrtarisht arsyet për vdekjen e tij duhet t’i konfirmojë hetimi.
Kufoma është gjetur rreth orës 06:00 të mëngjesit në rrugën ‘4 nëntori’. Policia është duke shqyrtuar rastin për vdekjen e personit të pastrehë.
Deri më tani nga i ftohti kanë vdekur dy të pastrehë, njëri nga Shkupi, kurse tjetri nga Strumica. /Telegrafi/