Site icon Telegrafi

Vdes edhe një pacient i infektuar me COVID-19 në Kosovë

Ka ndërruar jetë edhe një paciente e prekur me COVID-19 në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook,drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi.

“Me keqardhje ju njoftoj nga Klinika Infektive në Prishtinë, se ka ndërruar jetë i prekura me sëmundjen COVID-19, K.M., nga Samdraxha. E ndjera kishte probleme dhe sëmundje të tjera shoqëruese”, tha Kuqi.

“Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes të së ndjerës nga Samdraxha, në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit!”

“Ju lutem, respektoni masat mbrojtëse dhe kujdesuni për veten dhe familjen. Virusi është kudo ai është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon të na mund, bashkë mund ta përballojmë edhe këtë situatë”, ka shkruar Kuqi, njofton Telegrafi.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit, edhe 213 raste pozitive me coronavirus dhe gjashtë viktima u regjistruan në Kosovë.

Kjo është viktima e shtatë, e regjistruar të premten.

Exit mobile version