Site icon Telegrafi

Vdes edhe një mjek nga COVID-19

Drejtori i QKMF-së në Gjakovë, Kujtim Zarari ka humbur betejën me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Humb betejën me coronavirusin edhe mjeku familjar. Ndahet nga jeta në moshën 51 vjeçare Dr. Kujtim Zarari. Dr.Zarari ishte anëtar i kuvendit të OMKsë”, thuhet në njoftim.

Me vdekjen e dr.Zararit, ka arritur në pesë numri i mjekëve që kanë humbur betejën me COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version