Telegrafi

Vdes edhe një i infektuar me COVID-19 në Gjilan, rritet në tre numri i viktimave në këtë komunë brenda 24 orëve të fundit

Edhe një person i infektuar me COVID-19, ka vdekur në komunën e Gjilanit, duke çuar në 3 numrin e viktimave vetëm sot.

Lajmin e ka bërë të ditur doktori në Spitalin e Gjilanit, Ukshin Ismajli.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për një pacient me inicialet A.Z. (1974), i cili ishte i shtrirë në spitalin e qytetit.

Pacienti ishte shtrirë mbrëmë në spital, por nuk ka mundur ta fitojë betejën me coronavirus dhe sot ka ndërruar jetë.

Ndërkaq, sot në komunën e Gjilanit kanë vdekur edhe dy persona tjerë të infektuar nga Covid-19, njëri nga ta prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Numri të vdekurve si pasojë e coronavirusit në Kosovë ka shkuar në 131./Telegrafi/