Në burgun në Idrizovë ka ndërruar jetë 59 vjeçari M.S, sipas organeve të MPB-së, mbrëmë rreth orës 16 është konstatuar vdekja e M.S. Ai më herët është ankuar për dhimbje në gjoks, ndërsa ka ndërruar jetë në ambulantën e burgut të Idrizovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga drejtoria e burgut në Idrizovë thonë se, në vazhdë është obduksioni i trupit me qëllim që të vërtetohen arsyet e vdekjes dhe pas kësaj trupi do t’i dorëzohet familjes./Telegrafi/