Telegrafi

Vdes 42-vjeçari nga Prizreni, u aksidentua para disa ditësh në Tiranë

Ka ndërruar jetë D.H nga Prizreni, i cili para pesë ditësh u akisdentua në Tiranë. Nga aksidenti i rëndë kishte vdekur edhe një kosovar nga Lipjani.

Për vdekjen e D.H kanë njoftuar familjarët e tij përmes rrjeteve sociale, derisa thonë se varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e diel, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Një kosovar humb jetën në një aksident në Shqipëri

Ndryshe, policia në Shqipëri kishte konfirmuar se aksidenti kishte ndodhur më 15 janar, rreth orës 07:20.

Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion ‘Volvo’, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip ‘Skoda’, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç. /Telegrafi/