Ka ndërruar jetë e aksidentuara në fshatin Bajgorë të Mitrovicës.
Kështu bëhet e ditur në raportin policor, ndërsa viktima e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore gjatë trajtimit mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërkaq, personi që kishte drejtuar automjetin është dërguar në mbajtje.