Site icon Telegrafi

Vdes burri që dyshohet se vrau dhjetë persona në Mal të Zi

I dyshuari për krimin në Cetinje në Mal të Zi, Aco Martinoviq, ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjatë përpjekjes për vetëvrasje.

Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviq, shkruan vijesti.me.

Lexo po ashtu Detaje të reja rreth vrasjeve në Mal të Zi - I dyshuari krimin e kreu në katër lokacione në Cetinje

““Operacioni policor në kërkim të Martinoviqit u krye me sukses”, tha Sharanoviq në konferencën e dytë të jashtëzakonshme për shtyp në Cetinje.

Sipas të njëjtave informacione, Martinoviqi i plagosur rëndë është gjetur pranë shtëpisë së tij në lagjen Humci ndërsa ndërroi jetë teksa po dërgohej në spital.

Të paktën 10 persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë sot në një krim masiv në Cetinje.

Mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë po luftojnë për jetën e katër banorëve të tjerë të Cetinjes.

Lexo po ashtu Tri ditë zie në Mal të Zi pas vrasjeve në Cetinje

Martinoviq e filloi krimin në kafenenë “Velestovo”, pranë Qendrës Sportive në hyrje të Cetinjes, ku vrau katër persona.

Më pas, në tre vende të tjera të qytetit, ai vrau të paktën edhe shtatë persona të tjerë, përfshirë tre gra dhe dy djem, dy vëllezër të moshës 10 dhe 13 vjeç. /Telegrafi/

Exit mobile version