Site icon Telegrafi

Vdes duke mbledhur skrap

Besnik Bala ishte në punë e sipër kur ndodhi një shpërthim që i mori jetën. Dyshimet paraprake ishin për një shpërthim predhe, por pas hetimeve në vendin e ngjarjes rezultoi se i riu kishte prerë gabimisht një bombol gazi në punë e sipër dhe shpërthimi i saj i mori jetën.

Policia, e mbërritur në vendin e ngjarjes, mësohet se ka bërë shoqërimin e pronarit të pikës së grumbullit të skrapit dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të saj, raportoi Panorama./Telegrafi/
 

Exit mobile version