I dënuari me 7 vjet burg në rastin “Bllaca”, Driton Hajdari, ka vdekur mbrëmë. Këtë lajm e kanë bërë të ditur familjarë të tij nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Njoftojmë miqtë, shokët, farefisin se pas një sëmundje, sot ndërroj jetë vëllai ynë Driton Shaqir Hajdari (Arapi). Varrimi i të nderit do të bëhet me datë 14.11.2021 në varrezat e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e familjarit të Hajdarit, në rrjetet sociale.
Hajdari ishte liruar me kusht për shkak të sëmundjes së sklerozës amfitrofike laterale (ALS).
Ai ishte dënuar me 7 vite burgim në procesin gjyqësor Bllaca II, ndërsa ishte gjetur fajtor për veprën penale tentim-vrasje.