Site icon Telegrafi

Vdes drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, Hajrullah Saraqi

Ka vdekur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Vushtrrisë, Hajrullah Saraqi.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi spitalor Klinik e Universitar i Kosovës.

SHSKUK ka shprehur ngushëllime për familjarët e miqtë e po ashtu keqardhje për humbjen e një mjeku, menaxheri e bashkëpunëtori të tyre.

“I trishtë lajmi për vdekjen e anesteziologut dhe u.d. drejtorit të Spitalit të Vushtrrisë, dr. Hajrullah Saraqi. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka pranuar me pikëllim të thellë lajmin për vdekjen e drejtorit Saraqi. Humbëm një mjek të mirë, menaxher të shkëlqyer dhe një bashkëpunëtorë fisnik. Ngushëllime familjes, bashkëpunëtorëve dhe gjithë komunitet shëndetësorë për këtë humbje të madhe.Prehu në paqe, dr. Hajrullah, i përjetshëm kujtimi për ty”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

“Në këtë kohë të rëndë të pandemisë, Dr. Hajra ishte në vijën e parë të përballjes me pandeminë e shekullit, i palodhshëm në ndihmë të infektuarve me Covid 19 por edhe të gjithë pacientëve tjerë. Ishte krah i fuqishëm i Shtabit Emergjent Komunal dhe i imi. Do të na mungosh shumë dok. U takofshim në një vend më të mirë. Në emrin tim, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Saraqi dhe gjithë komunitetit shëndetësor të Spitalit Sheikh Zayed dhe qytetit të Vushtrrisë”, shkruan Tahiri. /Telegrafi/

Exit mobile version