Ka vdekur doktor Muharrem Krasniqi, specialist i Klinikës së Anesteziogjisë dhe Reanimacionit në QKUK, i cili nga fillimi i Pandemisë COVID-19, shërbeu edhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duku ofruar kujdes maksimal për pacientët me COVID-19.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me dhimbje dhe pikëllim të madh ka pranuar lajmin për vdekjen e doktor Muharrem Krasniqi, duke thënë se ishte punëtor i madh dhe i zellshëm dhe në çdo kohë në shërbim të pacientëve.
“Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë punëtorëve shëndetësor për këtë humbje të madhe”, thuhet në njoftim.
Gjatë jetës së tij profesionale, të cilën e ushtroi në Klinikën e Anesteziologjisë – QKUK, por për më shumë se dy vite të fundit, me punë të palodhur dhe me përkushtim të madh, u kujdes dhe mjekoi pacientët me Covid-19 në Klinikën Infektive dhe në njësitë tjera, ku gjendeshin pacientët e tillë.
Po ashtu, me zell punoi edhe në njësitë tjera të Klinikës së Anestezologjisë dhe Mjekimit Intensiv në QKUK dhe në Spitalin e Vushtrrisë./Telegrafi/