Djali 17-vjeçar i Sinead O’Connor ka vdekur dy ditë pasi ishte raportuar për zhdukjen e tij, ndërsa këngëtarja pretendon se ishte një vetëvrasje.
O’Connor e ndau lajmin në rrjetet sociale, duke shkruar se djali i saj “vendosi t’i jepte fund vuajtjes së tij tokësore” dhe kërkoi që “askush të mos e ndjekë shembullin e tij”.
“Djali im i bukur, Nevi’im Nesta Ali Shane O’Connor, drita e vetme e jetës sime, vendosi t’i japë fund vuajtjes së tij tokësore sot dhe tani është me Zotin. Pusho në paqe dhe askush të mos e ndjekë shembullin e tij. Fëmija im. Të dua shumë. Ji i qetë të lutem”, kishte shkruar këngëtarja në orët e para të mëngjesit të të shtunës.
https://twitter.com/OhSineady/status/1479606963973632003
Edhe policia e ka konfirmuar të shtunën lajmin për vdekjen e adoleshentit, ndërsa nuk e ka gjetur shkakun e vdekjes.
Shane për herë të fundit ishte parë të premten, ndërsa në një deklaratë të lëshuar nga policia thuhej se ishin të shqetësuar për mirëqenien e tij, kurse më pas – siç transmeton Irish Mirror – është njoftuar për vdekjen e tij. /Telegrafi/
https://twitter.com/OhSineady/status/1479635810546819078?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1479635810546819078%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fmagazin%2Fshowbiz%2Fpreminuo-sin-pjevacice-sinead-o-connor-nakon-sto-je-prijavljen-njegov-nestanak%2F220109016