Deputeti konservator në Mbretërinë e Bashkuar, David Amess, ka vdekur pasi u ther disa herë me thikë në takimin me zgjedhësit e tij në Essex.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, policia ka deklaruar se një burrë ishte arrestuar nën dyshimin për vrasje pas therjes që ndodhi në një kishë në Leigh-on-Sea.
Ata thanë se kanë sekuestruar një thikë dhe se nuk po kërkonin askënd tjetër në lidhje me incidentin.
Amess, 69-vjeçar, kishte qenë deputet që nga viti 1983, ai ishte i martuar dhe po ashtu ka lënë pesë fëmijë.
Bëhet e ditur se 69-vjeçari që përfaqësonte Southend West, po mbante një takim me zgjedhësit e tij – ku votuesit mund të takojnë deputetin e tyre dhe të diskutojnë shqetësimet – në Kishën Metodiste Belfairs në Eastwood Roadh North.
Policia në Essex ka thënë se ata kishin pranuar raporte për therje pak pas orës 12:05 (koha lokale) dhe gjetën dikë të lënduar.
Ai u trajtua nga shërbimet e emergjencës por vdiq në vendin e ngjarjes.
Amess është deputeti i dytë në detyrë që është vrarë në pesë vitet e fundit, pas vrasjes së deputetes të Partisë së Punës, Jo Cox në vitin 2016. /Telegrafi/