Telegrafi

Vdes Dennis Ritchie

Ka lindur në vitin 1914. Ritchie ka diplomuar fizikën dhe matematikën aplikative në Harvard, e pastaj në vitin 1967 ka filluar të punojë në qendrën e famshme të shkencave kompjuterike Bell Labs. Së bashku me Brian Kernighanin është themeluesi i gjuhës C ndërsa vet Kernighan thotë se të gjitha meritat i takojnë vetë Ritchie-it, dhe se ai vetëm ka marrë pjesë në shkrimin e librit The C Programming Language – Gjuha programuese C.

Me Ken Thompsonin dhe Kernighanin ai ka punuar edhe në Unix që edhe tani vazhdon të jetoj në derivatet e ndryshme të reja (OS X, Linux …), ndërsa është edhe fituesi i shpërblimit Turing nga viti 1983 dhe shpërblimeve të tjera të mëdha dhe të vogla në fushën e shkencave kompjuterike. /Telegrafi/