Telegrafi

Vdes demografi Rifat Blaku

Ka ndërruar jetë demografi dhe profesori i ekonomisë, Rifat Blaku.

Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, Mentar Blaku.

“Të nderuar, ju njoftojmë se sot, me datë 20.03.2020 ndërroi jetë babai ynë Prof.Dr Rifat Rexhep Blaku. Duke respektuar rrethanat në të cilat gjendemi, ju njoftojmë që varrimi do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjarë, ashtu dhe e pamja”, thuhet në njoftimin e tij të bërë në Facebook, përcjell Telegrafi.

Profesor Blaku ka ligjëruar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës lëndët: Ekonomia e Kosovës dhe BE-së dhe Psikologjia e punës. /Telegrafi/