Bukëpjekësi grek, Dionysis Arvanitakis, i cili ka shpërndarë bukë falas për refugjatët në ishullin Kos, vdiq në moshën 77-vjeçare.
Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker shprehu respektin e tij për Arvanitakis, të cilin e quajti “model i një qytetari evropian që tregoi bujarinë dhe ndjenjën e rrallë për qindra emigrantë fatkeq”.
“Evropa ime është ajo e përfaqësuar nga Dionysos Arvanitakis,” vuri në dukje Juncker.
Arvanitakis, i cili u rrit në një familje të varfër prej 10 anëtarësh, emigroi në Australi në moshën 16-vjeçare, por u kthye përsëri në Greqi. Ai u vendos në ishullin Kos në vitin 1970, ku hapi një furrë nga kursimet e tij.
Në mars të vitit 2015, ai filloi të shpërndante 100 kilogramë bukë për refugjatët që erdhën në Kos çdo ditë, transmeton AP.
“E di kur nuk kini asgjë,” kishte thënë ai dikur.
Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë e ditur.