Telegrafi

Vdes Bryan Marshall, aktori që e luajti rolin e James Bondit

Bryan Marshall (Foto: United Artists, Rex Features)

Bryan Marshall, i njohur më së miri për rolin e tij si James Bond, ka vdekur në moshën 81 vjeçare.

Aktori britanik ishte i famshëm edhe për rolin e komandantit Talbot në filmin 007, “The Spy Who Loved Me” e në disa të tjerë të huaj.

Marshall është lindur dhe rritur në Battersea të Londrës, i cili karrierën e ka filluar në vitin 1960 me një rol në Alfie bashkë me Michael Caine.

Duke konfirmuar lajmin e trishtuar, agjenti i Marshall, Esta Charkham nga ECA, shkroi të mërkurën: “Është shumë e trishtuar që shoku im i dashur i vjetër Bryan Marshall ka vdekur. Një aktor i mrekullueshëm – ai ishte aq i mirë sa nuk ke vënë re se sa i mirë ishte. Ishte një shok i çmuar dhe i vlerësuar”.

Esta Charkham (Foto: Twitter)

Bryan për të gjithë ne do të mbetet si një nga aktorët më të dashur të të gjitha kohërave – kanë thënë miqtë e tij. /Telegrafi/