Site icon Telegrafi

Vdes britaniku i cili u hodh në lumë për t’i ikur policisë pasi e qëlluan tre herë me ‘Taser’ – pamjet e tregojnë të gjithë incidentin

Një burrë në Angli, i cili u sulmua me ‘Taser’ tre herë nga policia dhe ra në lumin Thames prej Urës Chelsea, ka vdekur në spital.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, i gjithë incidenti ndodhi kur policia u njoftua për një burrë të armatosur me një kaçavidë dhe po bërtiste në vendndodhje pak pas orë 9 të mëngjesit të së shtunës.

Zyra e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC), apo monitoruesi i policisë, tha se burri i moshës 40-vjeçare kishte vdekur në spital dhe se një hetim i pavarur ishte duke u zhvilluar.

Pamjet e publikuara në mediat sociale që thuhet se janë të incidentit tregojnë një burrë në një konfrontim me policinë.

Një oficer e qëlloi atë me Taser dhe ai bie në tokë përpara se të përpiqet të ngrihet. Më pas ai sulmohet për herë të dytë dhe për herë të tretë me Taser derisa ai përpiqet të largohet nga rruga.

Burrit pastaj ngrihet në këmbë, ikën nga oficerët dhe kalon një pengesë përpara se të bie në lumë.

Autoritet e shpëtimit u përpoqën ta shpëtojnë burrin dhe ai dërgua me urgjencë në spital, ku vdiq.

Policia Metropolitane konfirmoi se familja e burrit është informuar për vdekjen e tij.

IOPC tha: “Ne po hetojmë kontaktin e oficerëve të Policisë Metropolitane me një burrë në Urën Chelsea dje në mëngjes (të shtunën) përpara se ai të binte në Lumin Thames. Më pas ai u shpëtua nga uji dhe u dërgua në spital në gjendje kritike. Burri, në fillim të të 40-tave, fatkeqësisht vdiq në spital të shtunën në mbrëmje. /Telegrafi/

Exit mobile version