Hamza bin Laden, i biri dhe i përfoluri si trashëgimtar i liderit të vdekur të Al Qaedas, Osama bin Laden, thuhet të ketë vdekur sipas raportimeve të inteligjencës së SHBA-së.
Lajmi fillimisht është dhënë nga NBC News këtë të mërkurë, megjithëse zyrtarisht nuk është konfirmuar rreth detajeve dhe nëse SHBA ka rol në vdekjen e tij, shkruan Independent.
Hazma bin Laden, u kishte bërë thirrje njerëzve në Gadishullin Arabik që të revoltoheshin me deklaratat e lëshuara nga mediat e grupeve terroriste, në të cilat përfshiheshin edhe kërcënimet ndaj Arabisë Saudite.
Atij i ishte marrë nënshtetësia në mars të këtij viti kur Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të jap 1 milion dollar shpërblim për atë që informon për identifikimin ose vendndodhjen e tij, duke e quajtur atë si njërin prej udhëheqësve kryesor të grupit terrorist Al Qaeda.
Hamza, që besohet të jetë rreth 30 vjeç, ishte në anën e të atit në Afganistan para sulmeve të 11 shtatorit dhe kaloi kohë me të./Telegrafi/