Site icon Telegrafi

Vdes Beqir Krasniqi, i mbijetuar i masakrës së Pastasellës dhe dëshmitar i Hagës

Ka vdekur Beqir Krasniqi, i mbijetuari i masakrës së Pastasellit dhe dëshmitar i Tribunalit të Hagës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“Në ditën kur forcat barbare serbe ekzekutuan dhe masakruan 106 qytetarë shqiptarë në fshatin Pastasellë, bacën Beqir, vetëm një fije e hollë e ndante nga vdekja, por, për fatin e tij të mirë, shpëtoi për t’u bërë rrëfimtar dhe dëshmitar i gjallë i atij tmerri”, ka shkruar ai në Facebook.

Latifi më tej ka thënë se nga dita në ditë po shuhen gjurmët e gjalla të gjenocidit serb mbi popullin shqiptar.

“U përulemi me nderim të veçantë veprës dhe kontributit jetësor të Beqir Krasniqit!  Ngushëllime familjes Krasniqi! Qoftë i paharruar kujtimi për bacën Beqir e shpirti i tij pushoftë në paqe!”, është shprehur kryetari.

Masakra e Pastaslellës ka ndodhur më 31 mars të vitit 1999 dhe në të janë vrarë 106 persona të këtij fshati dhe fshatrave përreth. /Telegrafi/

Exit mobile version