Telegrafi

Vdes Batmani (Video)

Leonard Robinson, i cili ka imituar superheroin ka vdekur në një aksident trafiku pasi kishte probleme me motorin e makinës së tij, Camry Toyota, transmeton Koha.net. Ai ishte goditur në autostradë në Maryland këtë diel, pasi kishte dalë nga makina e tij për të shikuar defektin që kishte në makinën e tij.

Robson ishte i njohur për vizitat e tij te fëmijët e hospitalizuar të cilëve u dhuronte lodra të superheroit, që fëmijët e donin aq shumë, raporton ABC News.

Ai gjatë një viti shpenzonte rreth 25 mijë dollarë në blerjen e artikujve të Batmanit, duke përfshirë lodra, bluza dhe libra të cilat i dhuronte për fëmijët. 


ABC Latest News | Latest News Videos