Telegrafi

Vdes babai i yllit të “James Bond”, Daniel Craig

Babai i yllit të “James Bond”, Daniel Craig – i cili dikur e përshkroi djalin e tij si ‘mikun më të mirë’ – ka vdekur në moshën 77 vjeçare.

Tim Wroughton Craig ndërroi jetë pas një beteje me kancerin e mëlçisë.

Biznesmeni, i cili jetonte afër Oswestry në Shropshire me gruan e tij Kirsty, vdiq të enjten e kaluar në shtëpinë e tij.

Daniel Craig dhe babai i tij (Foto: Mega Agency)

Kuptohet që Kirsty dhe djemtë Daniel e Harry ishin me të kur vdiq.

Z. Craig, i cili ishte drejtor i një ndërmarrje rekrutimi, kishte një ngjashmëri të mrekullueshme me djalin e tij të famshëm dhe më parë e kishte lavdëruar atë si një “aktor shumë i mirë”.

“Ai nuk flet për mua dhe unë nuk flas për të, por natyrisht unë jam jashtëzakonisht krenar për të pasi ai është një aktor shumë i shkëlqyer”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Daniel Craig

Z. Craig dhe Kirsty morën pjesë në një premierë rajonale të filmit të parë të Bondit, “Casino Royale”, në Chester në 2006.

Dy vjet më vonë ai gjithashtu shkoi në premierën e “Quantum of Solace”.

Babai i Daniel Craig (Foto: Media Agency)

Është pohuar më parë se Daniel vendosi të bëhej aktor ndërsa babai i tij po punonte si pronar i lokalit të “Ring O’ Bells” në Frodsham, Cheshire, në vitet 1970.

Tim e përshkroi marrëdhënien e tij me të birin si “miqtë më të mirë” dhe tha se Daniel ishte një “qenie shumë e mirë njerëzore” që nuk do të ndryshohej nga fama dhe pasuria. /Telegrafi/

James Bond (Foto: Getty Images/Guliver)