Site icon Telegrafi

Vdes babai i këngëtares Enca Haxhia

Enca Haxhia (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, siç raportohet nga mediat shqiptare ka humbur një nga personat më të rëndësishëm në jetë – babain e saj.

Njoftimi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale në faqet e fansave të artistes, ku numërohen me dhjetëra postime ngushëlluese e po ashtu lajmin e dhimbshëm e kanë konfirmuar edhe burime të sigurta për Anabel.al.

Artistja 24-vjeçare e ka përmendur shpesh të atin nëpër intervista, si një nga njerëzit që e ka mbështetur tejet shumë në karrierën e saj.

Babai i Encës (64-vjeçar) la pas bashkëshorten, Entelën, dhe dy vajzat.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Enca Haxhia

Ylli shqiptar edhe në rrjetet sociale shpesh kishte publikuar fotografi me prindërit, gjë që dëshmon raportin e tyre.

Në anën tjetër, Enca vazhdon të jetë shumë e angazhuar në karrierën e saj si këngëtare e së fundmi sprovoi veten edhe si aktore.

Ajo është shfaqur për herë të parë në një film, atë të Ermal Mamaqit të quajtur “I Love Tropoja”.

Exit mobile version