Telegrafi

Vdes ‘Babadimri’ në Rusi, ra nga kati i 24-të i një ndërtese

Një burrë i veshur si Babadimri i Krishtlindjeve vdiq kur rrëshqiti nga kati i 24-të i një ndërtese në qytetin Chelyabinsk, në Rusinë perëndimore.

Pamjet tronditëse të publikuara në internet, tregojnë burrin (profesionist në ngjitje) i cili tentoi të zbriste nga ndërtesa me litarë, për të përshëndetur fëmijët poshtë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, gjithçka shkoi keq, pasi në momentin kur po tentonte të zbriste poshtë, ai humbi kontrollin e tij dhe ra për vdekje nga një lartësi prej 73 metrave.

‘Babadimri’ ishte profesionist në ngjitje, por sipas raportimeve ai ngatërroi litarët e tij të sigurisë duke rezultuar në rënie të tmerrshme.

Trupi i kishte rënë në një strukturë të mbuluar me borë, një kat mbi nivelin e tokës. /Telegrafi/