Telegrafi

Vdes artisti amerikan, Sheldon Harnick

Fituesi i “Grammy”, Sheldon Harnick, ka vdekur në moshën 99-vjeçare.

Ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në New York, sipas zëdhënësit të tij, Sean Katz.

Artisti i famshëm ishte më i njohur si autori i “Fiddler On The Roof”.

Foto: Invision AP

“Fiddler On The Roof” ishte një film i vitit 1971 me Topol dhe Norma Crane që kishte në qendër një fshatar hebre në Rusi, i cili duhet të martojë tre nga vajzat e tij.

Këngët që erdhën nga “Fiddler On The Roof” përfshijnë “Matchmaker”, Matchmaker, “Sunrise”, “Sunset”, “Do You Love Me?” dhe “If I Were a Rich Man”.

Harnick kishte një histori të pasur me muzikalet në Broadway.

Foto: Disney

Ai shkroi gjithashtu tekste për këngën “William Wants a Doll” për specialen televizive të Marlo Thomas “Free to Be… You and Me” etj.

Puna e tij për televizionin dhe filmin varionte nga këngët për filmin e animuar të HBO “The Tale of Peter Rabbit” në 1991.

Foto: Associated

Harnick lindi dhe u rrit në Chicago dhe fitoi një diplomë bachelor në muzikë nga Shkolla e Muzikës e Universitetit Northwestern pasi shërbeu në ushtri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ushtroi për violinë, por ai vendosi të provonte fatin si tekstshkrues në New York.

Foto: Shutterstock

Ai dhe gruaja e tij, artistja Margery Grey Harnick, kishin dy fëmijë, Beth dhe Matthew dhe katër nipër e mbesa. /Telegrafi/

Foto: Getty Images