Telegrafi

Vdes arkitekti i piramidës së Louvre (Foto)

I M Pei, arkitekti i piramidës prej xhami jashtë muzeut të Louvre në Paris, ka vdekur në moshën 102 vjeçare.

Ai njihet për dizenjimin e një sërë strukturash ikonike në mbarë botën.

Dizenjimet e Pei-it janë të njohura për gjeometrinë precize, sipërfaqet e rrafshëta dhe dritën natyrore.

Arkitekti krijoi një nga kryeveprat e tij më të famshme, Muzeun e Artit Islamik në Doha, Katar, rreth moshës 80-vjeçare.

Ieoh Ming Pei lindi në Guangzhou në vitin 1917 dhe u zhvendos në SHBA në moshën 18 vjeç për të studiuar në Pensilvani, MIT dhe Harvard.

Ai punoi si shkencëtar kërkimor për qeverinë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi punën si arkitekt, duke themeluar firmën e tij në vitin 1955.

Ieoh Ming Pei është një nga arkitektët më të njohur të shekullit të 20-të dhe ka dizenjuar ndërtesa komunale, hotele, shkolla dhe struktura të tjera në të gjithë Amerikën e Veriut, Azi dhe Evropë.

Stili i tij u përshkrua si modernist me tema kubiste dhe u ndikua nga dashuria e tij për arkitekturën islamike.

Ndërtesat e tij më të zakonshme ishin prej xhami dhe çeliku, me një kombinim të betonit. /oranews/