Telegrafi

Vdes Arfa Karim (16), profesionistja më e re e Microsoftit

Arfa për shumë vite vuante nga sulmet e rënda epileptike, e muajin e kaluar mjekët në spitalin Combined Military Hospital në Lahore thanë se ajo pati një sulm në tru pas të cilit kishte mbetur në komë.

Pakistanezja gjashtëmbëdhjetë vjeçare Arfa Karim ishte bërë MCP-ja më e re në botë në vitin 2004. Një vit më vonë pati pranuar ofertën e Microsoftit që të vizitoj zyrat e kompanisë ku u prit edhe nga Bill Gatesi.

Prej atëherë bota e saj morri një kthesë totale. Filluan prezantimet televizive, ajo gjithashtu fitoi edhe shumë shpërblime për idetë e saja, e Microsoft e dërgoi edhe në Dubai që të flas gjatë hapjes së konferencës “Tech-Ed Developers Conference”.

Karim gjithashtu ishte edhe Pakistanezja më e re e cila fitoi shpërblim nga presidenti i shtetit. /Telegrafi/