Site icon Telegrafi

Vdes Ajnishahe Halimi

Anëtarja e PDK-së, Ajnishahe Halimi ka ndërruar jetë.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë dhe koleg të saj. ” I dashur farefis, miq e shokë! Sot, më 27.9.2019, ndërroi jetë AJNISHAHE SHALA – HALIMI. Varrimi bëhet sot, në orën 17, në fshatin Gurelez (Kozhicë)”, thuhet në njoftimin e familjarëve të së ndjerës.

Ndërkaq kolegu dhe bashkëpunëtori i saj Arben Gecaj, ka shkruar se ndjehet i lumtur që e ka njohur.
” Ajnishahe, ike, t‘vetmen luftë të humbur e kishe ketë të sotmen. Një jetë e tërë në shërbim, për të drejtën e të vërtetën. I lumtur që të kam njohur!”, ka shkruar Gecaj.

E shokuar me vdekjen e saj ka mbetur edhe anëtarja e PDK-së, njëherësh ish-kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi.

Idrizi ka shkruar se Halimi ishte gruaja më e fortë të cilën e kishte njohur. Të njëjtën e ka quajtur heroinë dhe një grua shembull e cila ishte simbol i rezistencës.

“Oh shoqja jem e mira, ma këpute shpirtin. ishe gruaja më e fortë që kam njohur. Shumë do të mungosh shoqja jem. Të pata shoqe, motër, mësuese, udhërrëfyese, gjithçka. Thjesht, ti ishe dhe mbetesh heroina ime, një grua shembull, simbol i rezistencës. Luftove me sëmundjen fort dhe gjatë. Të qoftë i lehtë dheu mikja jonë e madhe!”, ka shkruar Idrizi.

Ajnishahe Halimi për një kohë të gjatë ka qenë aktiviste e shoqërisë civile, pastaj i ishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, pas largimit nga VV themeloi Fraksion+ ku më pastaj iu bashkuan PDK-së./Telegrafi/

Exit mobile version