Telegrafi

Vdes anëtari i Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi

Foto: Screenshot/Facebook

Është bërë e ditur se ka ndërruar jetë anëtari i Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi.

Lajmi u njoftua nga Filharmonia e Kosovës me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

Bujupi thuhet se ishte kornisti i parë i Orkestrës, ndërkohë që ka punuar edhe me instrumentistë të njohur ndërkombëtar si: Guido Curti, Gregory Jones, Premysl Vojta etj.

Njoftimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se dje, më 22 gusht 2022, papritmas ka ndërruar jetë kornisti i Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi. I lindur më 05.11.1990, Bujupi ishte kornist i parë i Orkestrës.

Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë (Klasa: B. Gashi) ndërsa atë universitar në Fakultetin e Arteve – Dega e Artit Muzikor në Universitetin e Prishtinës (Klasa: A. Goshev dhe A.
Canaj). Ka punuar edhe me instrumentistë të njohur ndërkombëtar si: Guido Curti (Itali), Gregory Jones (SHBA), Premysl Vojta (Çeki) etj.

Që nga viti 2012 ishte anëtar i Filharmonisë së Kosovës. Krahas aktivitetit me orkestrën filharmonike, Bujupi ishte edhe anëtar i Orkestrës Frymore të FSK-së dhe anëtar i kuintetit të tunxhit “Prishtina Brass”. Ka realizuar koncerte recitale dhe ishte pjesëmarrës në formacione orkestrale si “Albanian Youth Orchestra” dhe “Kosovo Youth Orchestra”.

Ndarja e parakohshme e kolegut Bledar Bujupi është humbje e madhe, jo vetëm për Filharmoninë e Kosovës por edhe për skenën e muzikës klasike në vend. Për detaje rreth mbledhjes komemorative në nderim të kornistit Bledar Bujupi, do të njoftoheni me kohë.

Filharmonia e Kosovës”. /Telegrafi/

Bledar Bujupi (Foto: Telegrafi)