Telegrafi

Vdes ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin ka vdekur raportojnë mediat ndërkombëtare.

Churkin i cili ka qenë përfaqësues i Rusisë në Kombet e Bashkuara nga viti 2006, ka ndërruar papritmas në New York, kanë bërë të ditur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Churkin i cili të martën priste të festonte ditëlindjen e 65-të, ka qenë një diplomat me renome në diplomacinë ruse. /Telegrafi/