Eileen Ryan vdiq të dielën në moshën 94-vjeçare në shtëpinë e saj në Malibu, Kaliforni, njoftoi të hënën një zëdhënës i familjes së famshme të yllit.
Ajo do të bëhej 95-vjeçare në fund të këtij muaji.
Informacione shtesë, duke përfshirë shkakun dhe mënyrën e vdekjes së saj, nuk ishin të disponueshme menjëherë.
Aktorja legjendare ishte nëna e aktorëve Sean Penn, 62-vjeç dhe Chris Penn, i cili vdiq në vitin 2006 në moshën 40-vjeçare, si dhe muzikantit Michael Penn, 64-vjeç.
Për 41 vjet, Ryan ishte gruaja e aktorit dhe regjisorit Leo Penn, të cilin e takoi në New York në vitin 1957 në provat për shfaqjen “The Iceman Cometh”.
Ata u martuan menjëherë pas takimit dhe mbetën të martuar deri në vdekjen e Leos në 1998.
Ryan gjithashtu u shfaq në Broadway në “Sing Till Tomorrow” nga 1953 deri në 1954 dhe më pas përsëri në 1958 për “Comes a Day”.
Filma të tjerë të saj përfshijnë: “Feast” (2005), “Parenthood” (1989), “Eight Legged Freaks” (2002), “Magnolia” (1999), “All the King’s Men” (2006), “At Close Range” (1986), “I Am Sam” (2001), “The Indian Runner” (1991) dhe “The Crossing Guard” (1995). /Telegrafi/