Anita Pallenberg ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
Ylli legjendar ishte në lidhje me anëtarin e “Rolling Stones”, Keith Richards nga 1967 deri në 1980 dhe ndanë dy fëmijë se bashku, Marlon dhe Angela, por kurrë nuk u martuan.
Fëmija i tyre i tretë, Tara kishte vdekur 10 muaj pas lindjes.
Lajmin për vdekjen e aktores e bëri të ditur mikja e ngushtë e saj Stella Schnabel, përmes llogarisë në Instagram. /Telegrafi/