Site icon Telegrafi

Vdes aktorja amerikane, Denise Dowse

Aktorja Denise Dowse ka vdekur, sipas një konfirmimi të bërë nga motra e saj në një postim në Instagram.

Ajo ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare.

“Dua ta shfrytëzoj këtë moment për të falënderuar miqtë dhe familjen për të gjithë dashurinë dhe lutjet. Është e dhimbshme të informoj të gjithë se motra ime, Denise Dowse ka vdekur”.

Foto: Getty Images

Aktorja e “Beverly Hills, 90210” u shtrua në spital të dielën dhe e ka kaluar javën në gjendje kome duke luftuar meningjitin e rëndë.

Mjekët nuk thanë se kur ose nëse ajo do të zgjohej nga koma. Ajo vdiq më pak se një javë më vonë.

“Denise Yvonne Dowse ishte motra më e mahnitshme, një aktore e përkryer, e shquar, mentore dhe regjisore. Ajo ishte shoqja ime më e mirë dhe anëtarja e fundit e familjes”, shtoi motra e aktores në postim.

Foto: Getty Images

Tracey iu drejtua edhe fansave të Denise.

“Denise ju ka dashur shumë të gjithëve. E di që ajo po na vëzhgon me gjithë dashurinë që ka”, ka shkruar Dowse.

E njëjta më vonë do të japë informacion në lidhje me funeralin e Dowse.

Foto: Getty Images

Denise Dowse është e njohur për rolin e zonjës Teasley në dramën për adoleshencë “Beverly Hills, 90210”, dhe së fundmi ka portretizuar Dr. Rhonda Pine në “Insecure” të HBO.

Ajo luajti në “The Guardian”, “Coach Carter” dhe shumë projekte të tjera filmike. /Telegrafi/

Exit mobile version