Aktori i njohur elbasanas vdiq në moshën 79 vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë
Ka ndërruar jetë aktori i njohur Demir Hyskja, një nga ikonat e kinematografisë shqiptare.
Hyskja është ndarë nga kjo jetë në shtëpinë e tij në Elbasan. Ai ishte në moshën 79 vjeçare dhe vuante një sëmundje e rëndë.
Hyskja ishte ndër aktorët më të preferuar të regjisorëve shqiptarë, si për role positive ashtu edhe negativë, megjithëse ishin pak.
Zëri dhe pamja e Hyskajt ishte mbreslënëse. Edhe pse u diplomua për teknik ndërtimi, ai fillon aktor në Teatrin Skampa të Elbasanit pas një sërë aktivitetesh me teatrot amatore.
Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”.
Hyskaj ishte aktori i vetëm që kishte lejen nga Enver Hoxhën të bënte zërin e tij por pa shfaqur figurën si në filmin “Shtigje Lufte”.
Ndërkaq në filmin “Në fillim të Verës” ka luajtur rolin e Hysni Kapos i cili ishte numri dy i regjimit. /Kultplus