Aktori i njohur më shumë për filmat “Hawaii Five-O” dhe “Laredo”, William Smith”, ka vdekur.
Ai ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshortja e tij, Joanne Cervelli Smith, gjersa një shkak i vdekjes akoma nuk u bë i ditur.
Smith filloi karrierën në Hollywood si një aktor në vitet 40-të, kur familja e tij u transferua në Kaliforninë Jugore, gjithashtu ai ishte një kampion i mundjes me boks dhe i arteve marciale.
Ai luajti Texas Ranger Joe Riley në TV “Laredo” nga viti 1965 deri në vitin 1967, dhe më vonë u bashkua me kastin origjinal të “Haëaii Five-O”, për sezonin e tij të fundit në vitin 1980.
Smith u nderua me një çmim për arritjet e jetës nga Akademia e Bodybuilding dhe Fitness, ai u fut në sallën e famës të Bodybuilding në “Muscle Beach Venecia” në vitin 2010.
Së bashku me gruan e tij prej 31 vjetësh martesë, William ka lënë pas dy fëmijët e tij: Ëilliam E. Smith III dhe Sherri Anne Cervelli. /Telegrafi/