Telegrafi

Vdes aktori i njohur amerikan Frank Vincent

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, aktori I njohur amerikan Frank Vincent.

Ylli i “Sopranos” vdiq sot gjatë një operacioni në një spital në New Jersey, ndërsa thuhej ishte i shtruar prej një jave në spital nga një sulm në zemër që pësoi javën e kaluar.

Frank Vincent Gattuso ishte lindur më 4 gusht të vitit 1939.

Ai luajti role të shquara në serinë HBO të “Soprano” dhe në disa filma për regjisorin Martin Scorsese: “Raging Bull” (1980), “Goodfellas” (1990) dhe “Kazino” (1995).

Vincent fillimisht aspiroi për një karrierë në muzikë, pasi luante në disa instrumente muzikore, por më pas karriera e tij mori drejtimin e aktrimit, kur fitoi një rol në një film me buxhet të vogël në vitin 1976. /Telegrafi/