Telegrafi

Vdes aktori Jay Benedict si pasojë e coronavirusit

Jay Benedict (Foto: Instagram)

Aktori amerikan, Jay Benedict, i cili do të mbahet mend për shumë role filmike dhe seriale televizive, ka ndërruar jetë si pasojë e coronavirusit.

Ylli i njohur për “Aliens” dhe “Emmerdale” ka vdekur në moshën 68 vjeçare, si pasojë e komplikimeve të COVID-19.

Sky News bënë të ditur se aktori ka ndërruar jetë ditën e shtunë, ndërsa lajmin për vdekjen e tij është publikuar më pas në faqen zyrtare të aktorit.

“Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se Jay ka vdekur më 4 prill për shkak të kompilimeve si pasojë e infeksionit me coronavirus”, thuhet në njoftim.

Benedict ka luajtur edhe në filmin “The Dark Knight Rises”, së bashku me Christian Bale e Tom Hardy. Ndërkaq, gjatë karrierës 40 vjeçare ka luajtur karaktere të shumta televizive dhe filmike. /Telegrafi/