Konfirmimin për vdekjen e Whitmore e ka bërë djali i tij, Steve Whitmore, i cili ka treguar se aktori vuante nga kanceri i mushkërive.
Whitmore ka filluar karrierën në fund të viteve të katërdhjeta duke luajtur në shumë filma, ndërkohë që është nominuar dy herë për çmimin Oskar.
Nominimin e parë e mori për rolin dytësor për performancën e tij në filmin e vitit 1950, "Battleground", ndërsa nominimin e dytë si aktor kryesor për rolin e presidentit Harry Truman, në filmin e vitit 1976, "Give ’em Hell Harry!"