Felix Silla, një aktor i gjithanshëm i njohur më shumë për paraqitjen në “The Addams Family”, ka vdekur të premten nga kanceri i pankreasit.
Ai ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare.
Miku i tij për më shumë se 40 vjet dhe ish-bashkë-ylli në “Buck Rogers in the 25th Century”, Gil Gerard njoftoi lajmin në Twitter.
Felix died just a few hours ago and the only good I can draw from his passing is that he didn’t suffer any longer. I will miss him terribly, especially the great time we had at our panels. Just him telling me to ,” go ‘ f ‘ myself”. 😢
— Gil Gerard (@Gil_Gerard) April 16, 2021
“Felix vdiq vetëm disa orë më parë dhe e vetmja e mirë që mund të nxjerr nga vdekja e tij është se ai nuk vuajti më gjatë”, shkroi ai. “Do të më mungojë tmerrësisht, veçanërisht koha e bukur që kemi kaluar në panelet tona”.
Në një postim tjetër, Gerard tha se Silla po vdiste nga kanceri i pankreasit.
Ai gjithashtu u shfaq në “Buck Rogers” në “Star Wars: Episode VI – Return of the Jedi” si dhe në “The Falcon Maltese”.
Felix lindi më 11 janar 1937 në Roccacasale, Itali dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara në 1955 ku edhe filloi karrierën si aktor.
Më vonë në karrierën e tij, Silla kishte role edhe në: “Planet of the Apes”, “Demon Seed” dhe “Indiana Jones and the Temple of Doom”.
I ndjeri u zhvendos në Las Vegas në 2003.
Silla ka lënë pas gruan e tij, Sue dhe fëmijët e tyre: Bonnie dhe Diana. Djali i tyre Michael, 45 vjeç, ndërroi jetë në mars të vitit 2020. /Telegrafi/