Aktori i House of Cards, Reg E. Cathey ka vdekur në moshën 59 vjeçare.
Aktori raportohej se vuante nga kanceri në mushkëri, sipas TMZ. Cathey vdiq në Nju Jork i rrethuar nga miqtë dhe familjarët e tij.
Ylli i lindur në Alabama të SHBA-ve njihej më së miri për rolin si Freddy në serialin “House of Cards”.
“Jemi të pikëlluar për vdekjen e mikut dhe kolegut tonë të House of Cards, Reg E. Cathey”, shkruan në njoftimin e kompanisë prodhuese të serisë, Netflix.
Reg njihej gjithashtu edhe për rolin në 23 episodet e “The Wire” si Norman Wilson, një këshilltar i Thomas Carcetti.
Ndryshe, aktori i ndjerë do të varroset gjatë javës së ardhshme në qytetin e lindjes, Alabama. /Telegrafi/