Telegrafi

Vdes aktori hollivudian Michael Parks

Michael Parks ka ndërruar sot jetë.

Aktori hollivudian ka vdekur mëngjesin e së martës, por tek sot është bërë e ditur prej familjarëve të aktorit 77-vjeçar.

Parks ka qenë i sëmurë tash e sa kohë dhe se momentet e fundit të jetës ishte pranë familjarëve në shtëpinë e Los Angelesit.

Kujtojmë se Parks ka luajtur në serialin ‘Twin Peaks’ dhe në filmin ‘Kill Bill’ të Quentin Tarantinos. /Telegrafi/