Telegrafi

Vdes aktori i “The Godfather”, Carmine Caridi

Carmine Caridi (Foto: Getty Images/Guliver)

Aktori, i cili njihet më së miri për rolin e tij në filmin “The Godfather”,Carmine Caridi, ka vdekur në moshën 85 vjeçare.

Miku i tij, aktori dhe regjisori Chazz Palminteri, e konfirmoi lajmin për TMZ. Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi krizën shëndetësore të artistit.

Carmine ishte një aktor televiziv, i cili luajti në shfaqje të mëdha, si “Starsky dhe Hutch”, “Taxi”, “Fame” dhe “Simon & Simon”.

Ai ishte kthyer në  “The Godfather III”, por në një rol tjetër, në atë të Albert Volpe.

Në përgjithësi, Carmine numëron më shumë se 100 role në gjashtë dekada në fushën e artit. /Telegrafi/